‘Po të tradhëton…’ ChatGPT ndan çiftin e parë, gruaja kërkon divorcin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi teksa një grua ka kërkuar divorcin nga burri i saj, pasi i kërkoi ChatGPT t’i lexonte filxhanin dhe aty zbuloi se burri e tradhëtonte.

Sipas asaj që shkruan ‘protothema.gr’, çifti kishin 12 vite martesë dhe dy fëmijë.

Pas ‘tradhëtisë’ të zbuluar nga platforma ChatGPT, gruaja vendosi ta përzërë burrin nga shtëpia dhe t’i kërkonte atij divorcin.

Pas kërkesës për divorc burri u shpreh: “Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me trende të ndryshme në internet. Kohët e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe dhe më tha se pasi t’i pinim, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë fatin. Në kafenë e saj ChatGPT nxorri konkluzion se po e tradhtoja me një grua tjetër”.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.