‘Përshëndetje mami…’/ Bëni kujdes! Skemë e re mashtrimi qarkullon në WhatsApp

Sipas asaj që thonë ekspertët e sigurisë kibernetike një skemë e re mashtrimi po qarkullon në rrjetin social ‘WhatsApp’.

Një mesazh, ‘Hi Mum’ apo ‘Hi Dad’, vjen në këte rrjet dhe personi pretendon se ka humbur telefonin dhe nuk ka akses në bankë. Pasi fiton besimin e personit, mashtruesi kërkon para për qira apo për një telefon të ri.

Por së fundmi ky mashtrim është bërë më i besueshëm, pasi ‘përfituesit’ kanë përshtatur edhe imitimin e zërit me inteligjencën artificiale ‘AI’, dhe e bëjnë atë si të një fëmije që të jetë më i besueshëm.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.