Ekspertët paralajmërojnë për Ghibli: Kujdes! Gjërat falas kanë një kosto

Trendi i momentit në rrjet janë bërë fotot të cilat konvertohen në anime nëpërmjet ChatGPT.

Por ekspertët paralajmërojnë se diçka që është falas ka edhe një kosto. Sipas tyre rrezikohet që të dhënat mund të keqpërdoren ose të vidhen.

Eksperti Elton Heta shprehet:

“Pasi fotot tona ngarkohen në platforma të ndryshme të AI, ato fillimisht përdoren për të trajnuar. Nëse 100 shqiptarë i dërgojnë foto për të marrë pas një imazh ilustrues, në këtë forma platforma kupton tiparet e shqiptarëve. Kupton sesi shqiptarët janë, mimikat e fytyrës. Dhe kur AI i kërkohet një video me shqiptarë, normalisht kur është përdorur në masë, AI do jetë më i trajnuar për të nxjerrë një foto që i përshtatet më shumë shqiptarëve”.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.