Një ndeshje e çmendur u zhvillua në SanSiro midis Inter dhe Barcelonës, në llogari të gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve.
Ishin zikaltrit ata që shënuan të parët me Martinez dhe më pas Calhanoglu dyfishoi rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë 2-0.
Sapo filloi pjesa e dytë Barcelona shënoi dy herë me Garcia dhe Olmo dhe në minutën e 87′, Raphina përmbysi rezultatin duke e çuar 2-3 për Barcelonën.
Një gol i Acerbit në minutën e 90+3, i çoi shifrat në 3-3 duke e çuar lojën në shtesë.
Goli i Frattezit në minutën e 99′ të kohës shtesë i dha fitoren Interit duke e çuar në finale, teksa pret fituesin e çiftit PSG-Arsenal.
Ndërkohë ndeshja e parë midis Interit dhe Barcelonës u mbyll 3-3 në Spanjë dhe me rezultat të përgjithshëm Inter triumfon 7-6.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
