‘Ska burrë nëne të…’/ Përplasje fizike në Lushnjë, pezullohet votimi

Një incident është rregjistruar në Lushnjë, teksa sipas dëshmitarëve, komisionerët e PD kundërshtuan përdorimin e kamerave nga përfaqësues të PS, duke pretenduar se këta të fundit po filmonin ose fotografonin votat e qytetarëve.

Më tej dëgjohet një prej komisionerëve teksa shprehet me tone të larta ‘S’ka burrë nëne…’ dhe situata agravoi në përplasje fizike.

Votimi u pezullua përkohësisht deri në sqarimin e situatës.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.