Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama ishte në një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Elbasan.
Në këtë takim, një grua u shpreh se në një shkollë me femijë me aftësi ndryshe në Elbasan nuk është infrastruktura e nevojshme.
Ajo u shpreh: “Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme“.
Pas kësaj, Kryeministri Rama iu kthye kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatjas, duke u shprehur:
“Për atë që thatë për fëmijët, s’e kuptova këtë punën e shkallës. (I drejtohet Llatjas) Ç’a do më thuash ti tani, s’ke çfarë më thua ti tani. Pse më shkel syrin?! S’ke çfarë më thua…Ç’a do më thuash ti tashi?! Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita të ma thoshte ajo mua, tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti! A e kupton? Ti duhet ta kishe bërë.. Mirë, mirë në Shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë që do e zgjidhë në Shtator? Jo mor jo, ai u rri punëve mbi kokë, problem është a i mbaron apo vetëm ju rri mbi kokë? Ëëë? Këtej kokën ti, mos e shih atë, mos i bëj presion me shikim asaj! Të ka thënë që do e zgjidhë në Shtator apo e dëgjove tani?! Tani e dëgjove, po mirë! Ata duhet të shkojnë në një vend tjetër. Do lirohet në Shtator mjedisi dhe do zgjidhet. Në Shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin e bashkisë, ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari“.
