Numërohen mbi 70% e votave, PS triumfon bindshëm/ Rezultati

Janë numëruar deri tani 3,704 kuti votimi nga 5,225 që janë në total.

Nga këto kuti, PS ka grumbulluar 52.49% ose ndryshe 506,129 vota. Ndërsa PD-ASHM ka grumbulluar 34.11% ose ndryshe 328,932 vota.

Në vend të tretë renditet PSD me 34,931 vota (3.62%), e ndjekur nga Nisma-Shqipëria Bëhet me 24,066 vota (3.53%). Më pas vjen Mundësia me 27,716 vota (2.87%), Lëvizja Bashkë me 12,855 vota(1.33%), KEA 12,001 vota (1.24%). Ndërsa partitë e tjera janë nën 1%.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.