Numërimi drejt fundit, mbeten dhe rreth 100 kuti/ Rezultati

Nga 5225 kuti votimi në total, deri tani janë numëruar 5053. Rezultati flet në anën e Partisë Socialiste.

PS ka grumbulluar 731,648 vota kundrejtë 480,309 të PD-ASHM. Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet me 51,818 vota, PSD me 46,886 vota, Mundësia me 42,185 vota dhe Lëvizja Bashkë me 20,290 vota.

Renditja e plotë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 731,648 vota – 52.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 480,309 vota – 34.2%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 51,818 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 42,185 vota – 3.0%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,558 vota – 1.3%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,908 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,016 vota – 0.1%

Koalicioni Lëvizja Bashkë – 20,290 vota – 1.4%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,430 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,054 vota – 0.1%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,886 vota – 3.3%

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.