Meta nga qelia: Këto janë arsyet pse nuk duhet votuar Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikatë nga qelia ka renditur disa nga arsyet pse nuk duhet votuar Rama në zgjedhjet e 11 majit.

Meta u shpreh: “Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.

Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit  tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite“.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.