Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ishte në një takimi elektoral në Vlorë. Rama u shpreh se më tepër besim ka tek femrat sesa tek meshkujt.
“Unë besoj që Universiteti i Vlorës ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe kam shumë besim që jemi në rrugën e duhur.
Ju e dini që unë besoj te gratë më shumë se te burrat, nuk kam ndërmend ta korrigjoj këtë dobësi, kam shumë respekt për ish-rektorin, por jam më entuziast për rektoren.
Para se të vija këtu, më doli në rrugë një vlonjat dhe më tha: nuk kisha ndërmend të ta jap votën, s’e kam dhënë ndonjëherë, por kësaj radhe do ta jap, se ke thënë se gjysma e burrave janë çyrakë.
Ai e tha shumë vlonjatçe dhe e tha shumë saktë, por s’e themi dot se nuk e kupton pjesa tjetër e Shqipërisë.”- u shpreh Rama
