Ditën e premte, Partia Demokratike ka zhvilluar një miting në Kavajë, ku ishin të pranishëm edhe disa zyrtarë europian. Ndër ta ishte edhe eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez-Isturiz White.
Eurodeputeti u shpreh se këto zgjedhje nuk mund të manipulohen më, pasi sipas tij, do të vijnë vëzhgues që do të ndjekin vlerat europiane.
Më tej Isturiz-White theksoi se në të gjithë Europën kanë mbetur vetëm tre qeveri të plota socialiste dhe 14 qeveri mike të Partisë Demokratike dhe se në Europë Partia Socialiste nuk ka më ndikim dhe se vota e shqiptarëve duhet të jetë për PD dhe të jepet një sinjal për Europën.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
