Ditën e sotme PD-ASHM ka organizuar një protestë në Kryeqytet, ku nuk mungon as Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili u pyet nëse do të tërhiqej nga mandati i tij dhe të hynte Ilir Meta në Parlament.
Blushi u përgjigj:”Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës.
Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje“.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
