‘Përshëndetje mami…’/ Bëni kujdes! Skemë e re mashtrimi qarkullon në WhatsApp

‘Përshëndetje mami…’/ Bëni kujdes! Skemë e re mashtrimi qarkullon në WhatsApp

Sipas asaj që thonë ekspertët e sigurisë kibernetike një skemë e re mashtrimi po qarkullon në rrjetin social 'WhatsApp'. Një mesazh, 'Hi Mum' apo 'Hi Dad', vjen në këte rrjet dhe personi pretendon se ka humbur telefonin dhe nuk ka akses në bankë. Pasi fiton besimin e personit, mashtruesi kërkon para për qira apo për një telefon të ri. Por së fundmi ky mashtrim është bërë më i besueshëm, pasi 'përfituesit' kanë përshtatur edhe imitimin e zërit me inteligjencën artificiale 'AI', dhe e bëjnë atë si të një fëmije që të jetë më i besueshëm.
Read More
Njollë e madhe në Diell, çfarë do të thotë për Tokën?

Njollë e madhe në Diell, çfarë do të thotë për Tokën?

Një njollë masive diellore e quajtur '4079' është shfaqur në Diell, por çfarë të thotë ajo për Tokën?! Për këtë ka folur Brenda Culbertson nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s teksa u shpreh: “Energjia nga 4079 është shumë e fortë, dhe ndërsa i afrohet qendrës së fytyrës diellore, ajo përballet drejtpërdrejt me Tokën. Nëse ndodh ndonjë ndezje e madhe diellore ndërsa ajo është përballë Tokës, ne do të marrim një goditje të drejtpërdrejtë të energjisë diellore dhe grimcave diellore, duke shkaktuar një stuhi gjeomagnetike".
Read More
‘Po të tradhëton…’ ChatGPT ndan çiftin e parë, gruaja kërkon divorcin

‘Po të tradhëton…’ ChatGPT ndan çiftin e parë, gruaja kërkon divorcin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi teksa një grua ka kërkuar divorcin nga burri i saj, pasi i kërkoi ChatGPT t'i lexonte filxhanin dhe aty zbuloi se burri e tradhëtonte. Sipas asaj që shkruan 'protothema.gr', çifti kishin 12 vite martesë dhe dy fëmijë. Pas 'tradhëtisë' të zbuluar nga platforma ChatGPT, gruaja vendosi ta përzërë burrin nga shtëpia dhe t'i kërkonte atij divorcin. Pas kërkesës për divorc burri u shpreh: "Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me trende të ndryshme në internet. Kohët e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe dhe…
Read More
Ekspertët paralajmërojnë për Ghibli: Kujdes! Gjërat falas kanë një kosto

Ekspertët paralajmërojnë për Ghibli: Kujdes! Gjërat falas kanë një kosto

Trendi i momentit në rrjet janë bërë fotot të cilat konvertohen në anime nëpërmjet ChatGPT. Por ekspertët paralajmërojnë se diçka që është falas ka edhe një kosto. Sipas tyre rrezikohet që të dhënat mund të keqpërdoren ose të vidhen. Eksperti Elton Heta shprehet: "Pasi fotot tona ngarkohen në platforma të ndryshme të AI, ato fillimisht përdoren për të trajnuar. Nëse 100 shqiptarë i dërgojnë foto për të marrë pas një imazh ilustrues, në këtë forma platforma kupton tiparet e shqiptarëve. Kupton sesi shqiptarët janë, mimikat e fytyrës. Dhe kur AI i kërkohet një video me shqiptarë, normalisht kur është përdorur…
Read More