Seria A/ Inter ndëshkohet në sekondat e fundit, rrezikon kreun
Inter ka humbur minimalisht 1-0, pasditen e sotme kundër Bolonjës në Serinë A italiane. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Orsolini, në minutën e 90+4. Me këtë humbje Inter mbetet në vendin e parë të kampionatit me pikë të barabarta me Napolin, me plotë 71 pikë. Kurse Bolonja kalon provizorisht në vendin e 4rt me 60 pikë.
