Gjendet i pajetë një biznesmen në Kamëz

Gjendet i pajetë një biznesmen në Kamëz

Dyshohet se mesnatën e djeshme një biznesmen i ka dhënë fund jetës në Kamëz. Sipas burimeve bëhet fjalë për 38 vjeçarin me iniciale B.A. Njoftimi i plotë i Policisë: "Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit".
Read More
Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën një person

Ditën e djeshme është rregjistruar një aksident tragjik në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje. Nga përplasja, 69 vjeçarja ka humbur jetën. Njoftimi i plotë i Policisë: "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën".
Read More
Ekzekutohet babai i Roan Brahimit/ Detajet e para

Ekzekutohet babai i Roan Brahimit/ Detajet e para

Pak minuta më parë është ekzekutuar brenda lokalit të tij në Lezhë Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit (Roan Ibrahimi), i vrarë rreth një vit më parë në Athinë. Dyshohet se vrasja e Gjovalin Prendit ka ardhur si pasojë e hakmarrjes dhe armiqve që djali i tij kishte krijuar. Kush është Sidorel Prendi (Roan Brahimi) ? Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë…
Read More
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën i riu

Pasditen e sotme rreth orës 16:55, është rregjistruar një aksident tragjik në vendin e quajtur 'Shkalla e Tujanit'. Sipas burimeve bëhet me dije se dy automjete të drejtuar nga O.N. 35 vjeç dhe M.Sh. 29 vjeç janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është plagosur pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Read More
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE

Sipas asaj që raporton AFP, Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsiderohen “të sigurta”, në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e migrantëve. Magnus Brunner, komisioner i BE për migracionin u shpreh: “Shumë shtete anëtare po përballen me një numër të madh aplikimesh të papërpunuara për azil, ndaj gjithçka që mund të bëjmë tani për të mbështetur marrjen më të shpejtë të vendimeve për azil është thelbësore”.
Read More
‘Ndjeja kënaqësi…’/ Mjeku gjerman i merr jetën pacientëve dhe fsheh provat

‘Ndjeja kënaqësi…’/ Mjeku gjerman i merr jetën pacientëve dhe fsheh provat

Një ngjarje shumë e rëndë është rregjistruar në Berlin të Gjermanisë, pasi një mjek Johannes M. dushohet se i ka marr jetën 15 pacientëve. Sipas mediave gjermane, 40 vjeçari i ka marr jetën të paktën 15 pacientëve me një koktej medikamentesh. Mjeku Johannes M. Johannes M., nuk ka synuar ndonjë përfitim monetar, por vetëm një kënaqësi personale, shkruajnë mediat gjermane. Nga personat të cilët kanë humbur jetën janë 12 femra dhe 3 meshkuj të moshave 25-94 vjeç. Aktiviteti i mjekut dyshohet të jetë zhvilluar gjatë intervalit kohor nga mesi i vitit 2021 deri në korrik të vitit 2024. Dyshohet se…
Read More
E rëndë në Tiranë! Një person hidhet nga kati i 9-të i pallatit

E rëndë në Tiranë! Një person hidhet nga kati i 9-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në Tiranë, teksa një 54 vjeçar është hedhur nga kati i 9-të i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën 'Hamdi Suçebe'. Njoftimi i plotë i Policisë: “Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Read More
Pas incidentit me Gjestin, Jozi ndërmerr një tjetër veprim kundër tij

Pas incidentit me Gjestin, Jozi ndërmerr një tjetër veprim kundër tij

Vetëm pak ditë më parë Jozi pas eleminimit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 4, teksa qëlloi Gjestin, tashmë ka ndërmarr një tjetër veprim kundër këtij të fundit. Vërehet se Jozi ka fshirë çdo postim në Instagram teksa shfaqej me Gjestin. Kjo gjë lë në dyshim se Jozi dhe Gjesti pas mbarimit të Big Brother nuk do të kenë një marrëdhënie shoqërore midis tyre duke e përshkallëzuar edhe më keq incidentin e ndodhur.
Read More