Shembet muri, zë poshtë të miturën në Roskovec

Shembet muri, zë poshtë të miturën në Roskovec

Ditën e sotme është rregjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Suk2 të Roskovecit, teksa si pasojë e shembjes së murit ka zënë poshtë një vajzë të mitur. Fatkeqsisht, e mitura 4 vjeç ka humbur jetën. Sipas aryre që raportohen, e mitura u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit. Njoftimi i Policisë: "Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë".
Read More
Zbulohet arsyeja pse Erdogan ia kapi gishtin Macron-it dhe nuk ia lëshonte

Zbulohet arsyeja pse Erdogan ia kapi gishtin Macron-it dhe nuk ia lëshonte

Në takimin e Samitit të BE-së zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, mori vëmëndje takimi midis Erdogan dhe Macron, ku Presidenti turk i kapi gishtin Presidentit francez dhe nuk e lëshonte. Por, përse e bëri këtë gjest Erdogan? Sipas mediave të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin, por Presidenti turk nuk e pranoi këtë gjë dhe bëri gjestin i cili cilësohet si 'përmbysje'.
Read More
‘Duam votat tona…’/ Policia nuk i dha leje, PD vijon protestën në Tiranë

‘Duam votat tona…’/ Policia nuk i dha leje, PD vijon protestën në Tiranë

Pavarsisht se Policia e Shtetit nuk i aprovoi kërkesën për protestë, PD ka vijuar sipas planit të tyre. Mbështetës të PD-së janë mbledhur pasditen e sotme në bulevardin 'Zogu 1', vetëm 700 metra larg Sheshit Skëndërbej ku edhe po mbahet samiti me liderët europianë. Protestuesit shprehen: "Duam votat tona! Poshtë diktatura...'. Në radhët e protestuesve janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka etj.
Read More
Nis sherri në Qëndrën e Votimit, kërcet arma (EMRAT)

Nis sherri në Qëndrën e Votimit, kërcet arma (EMRAT)

Raportohet se pranë ambjenteve të shkollës 9-vjeçare '28 Nëntori', ku eshtë qëndra e votimit, në Fushë-Milot ka nisur një konflikt midis dy shtetasve. Sipas burimeve, dy të dyshuarit janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Mësohet se konflikti filloi në qendrën e votimit dhe më pas, në ambjentet e jashtme mësohet se Kastriot Preng Perdoda ka qëlluar me armë në ajër.
Read More
Përplasje në Elbasan/ Komisioneri i ngacmon vajzën, përfaqësuesi i PD e godet

Përplasje në Elbasan/ Komisioneri i ngacmon vajzën, përfaqësuesi i PD e godet

Raportohet se përfaqësuesi i PD, Luan Tollozhina është pëplasur fizikisht me komisionerin e PS, Entin Gegën, në Elbasan. Dyshohet se Gega ngacmuar vajzën e Tollozhinës e cila ndodhej në qëndër për të votuar. Njoftimi i Policisë: "Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T., Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit. Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të…
Read More
U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi Veli Gjura

U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi Veli Gjura

Pak ditë më parë efektivi i policisë Veli Gjura, u përplas nga një automjet teksa ishte duke hecur në trotuar. Pas disa ditëve në Spitalin e Traumës, nuk mundi dot që t'ia dilte dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e plagëve të shumta të mara. Drejtuesi i mjetit, A.Sh., 27 vjeç humbi drejtimin e mjetit duke dal nga rruga dhe përplasi efektivin i cili ishte ne trotuar.
Read More
Falen të gjitha gjobat e vendosura në 10 vitet e fundit, ja cilët përfitojnë

Falen të gjitha gjobat e vendosura në 10 vitet e fundit, ja cilët përfitojnë

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet dhe Qeveria ka dal në vendim që të falen të gjitha gjobat e mara nga viti 2014 deri në nëntor 2024. Po cilët përfitojnë? Nga vendimi përfitojnë personat që kanë marr gjobë nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoratet Vendore dhe Kombëtare të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si edhe gjobat e marra nga Covid-19. Si të përfitoni nga falja e gjobave? Personat apo bizneset që kanë gjoba të pashlyera të marra nga institucionet e sipërpërmendura duhet t’i përgatisin dhe dorëzojnë listat përkatëse pranë drejtorive tatimore…
Read More
Aksident në Lushnjë-Fier, arrestohet shoferi i ambulancës

Aksident në Lushnjë-Fier, arrestohet shoferi i ambulancës

Ditën e djeshme një aksident u rregjistrua në aksin rrugor Lushnjë-Fier ku u përfshinë një ambulancë dhe një kamion. Policia bën me dije se nga ky aksident ka përfunduar në pranga 64-vjeçari J.T., drejtues i ambulancës. Njoftimi i Policisë: "Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S".
Read More