Gert Bogdani sot do të festonte 45 vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

Gert Bogdani sot do të festonte 45 vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen për Gerti Bogdanin i ndarë nga jeta pak kohë më parë. “Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë,” shkruan ajo. Më tej shton: “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë… Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet.”...
Read More
Rëndohet bilanci i jetëve të humbura nga aksidenti në Vlorë

Rëndohet bilanci i jetëve të humbura nga aksidenti në Vlorë

Fatkeqsisht nga aksidenti i sotëm i ndodhur në Vlorë, ka ndërruar jetë, 19 vjeçari L.Ll., në vendngjarje, por edhe 16 vjeçari T.M., ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës. Sipas raportimeve, 19 vjeçari ishte në drejtim të mjetit, ndërsa i mituri pasagjer.
Read More
Humbasin kontrollin e ‘Jet Ski’, ndërron jetë i riu, një tjetër në gjëndje të rëndë

Humbasin kontrollin e ‘Jet Ski’, ndërron jetë i riu, një tjetër në gjëndje të rëndë

Një ngjarje e rëndë u rregjistrua ditën e sotme rreth orës 11:15 në afërsi të zonës së Shkëmbit të Kavajës. Sipas raportimeve, dy të rinj, një djalë dhe një vajzë ishin duke lundruar me Jet Ski në det, teksa kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë. Djali, i identifikuar si S.O., banues në Angli ka ndërruar jetë, ndërsa vajza, 31 vjeç V.B., ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.
Read More
Ekzekutohet sapo kthehet nga puna 57 vjeçari, vëllain ia vranë 1 vit më parë

Ekzekutohet sapo kthehet nga puna 57 vjeçari, vëllain ia vranë 1 vit më parë

Ditën e sotme është rregjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Tale, ku është ekzekutuar 57 vjeçari, Pjetër Kaza në oborrin e shtëpisë sapo u kthye nga puna ku punonte. Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja rreth orës 5 të mëngjesit. Sipas burimeve bëhet me dije se 57 vjeçari ka humbur edhe 2 vëllezrit e tij po në të njëjtën mënyrë. Një ia vranë para tre vjetësh në Shqipëri dhe një ia vranë një vit më parë në Belgjikë. Policia ndodhet në vendngjarje dh po heton rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Read More
EMRAT/ Tentuan të ‘eleminonin’ me sëpatë një bashkëfshatar, arrestohet babai, në kërkim djali

EMRAT/ Tentuan të ‘eleminonin’ me sëpatë një bashkëfshatar, arrestohet babai, në kërkim djali

Ditën e djeshme në fshatin Shtyllas të Fierit është rregjistruar një ngjarje e rëndë teksa për motive të vogla shkaktoi plagosjen e një personi me mjet prerës. Sipas burimeve, bëhet e me dije se babë e bir kanë dhunuar fizikisht dhe kanë goditur me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. Policia bën me dije se ka arrestuar, 63 vjeçarin, Pashuk Paluca dhe ka shpallur në kërkim të birim 40 vjeç, Ndue Paluca.
Read More
Dyshohet se ka ngritur shtëpi bari në Australi, Bardhi ‘hakmerret’ ndaj Vis Pupës

Dyshohet se ka ngritur shtëpi bari në Australi, Bardhi ‘hakmerret’ ndaj Vis Pupës

Se fundmi aktori i njohur, Vis Pupa dhe bashkëshortja e tij dyshohen se kanë ngritur një shtëpi bari në Australi, ku Visi është shpallur në kërkim, kurse bashkëshortja po merret në pyetje nga policia australiane. Të shumtë ishin reagimet në rrjet për çiftin ku nuk ka munguar as replika nga këngëtari Bardhi teksa nuk i ka harruar kritikat e Visit për të dhe Sara Gjordenin. Bardhi shkruan: "Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për…
Read More
EMRI/ Ky është shqiptari i dyshuar që i mori jetën bashkëkombasit në Greqi

EMRI/ Ky është shqiptari i dyshuar që i mori jetën bashkëkombasit në Greqi

Sipas mediave greke, është zbuluar identiteti i shqiptarit që vrau bashkëkombasin, Altin Arapaj, 41 vjeç. I dyshuari është, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora. Selimaj është një emër me precedentë në Greqi për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu edhe viktima ishte me precedentë po për këtë aktivitet. 41 vjeçari, Arapaj u gjet pa shenja jete në mes të një vreshte, i qëlluar me një plumb në fytyrë.
Read More
(EMRI)/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi nusen përpara se të humbte jetën

(EMRI)/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi nusen përpara se të humbte jetën

Greqi - Sipas mediave greke raportohet një ngjarje e rëndë zonën e Rafinës në periferi të Athinës, teksa mësohet se është gjetur pa shenja jete një 41 vjeçar shqiptar. 41 vjeçari është identifikuar si Altin Arapaj dhe sipas mediave greke, është qëlluar me një plumb në fytyrë nga një shqiptar tjetër, ende i paidentifikuar. Mësohet se 41 vjeçari nuk ka humbur jetën në vend, por pasi është qëlluar ka telefonuar bashkëshorten ku edhe ka thënë emrin e atij që e ka qëlluar. Gjithashtu sipas mediave greke, viktima ishte një emër i njohur për drejtësinë në vendin fqinj, për trafikim lëndësh…
Read More