Një akt i turpshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në BigBrother Vip Albania 4, teksa Jozi goditi Gjestin.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon aktin e dhunës dhe rastet e pahijshme të përsëritura në këtë format televiziv me shikueshmëri të lartë që ndikon në formimin perceptimeve jo edukuese për shoqërinë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton Produksioni dhe Këshillin drejtues të operatorit kombëtar të rishikojnë protokollet e formatit duke nxjerrë mësime nga rastet e paprecedentë të disa ngjarjeve në këtë format televiziv me impakt shoqëror.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
