Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u rregjistrua në Laç, teksa mbetën të plagosur 4 persona, Amarildo Ndoj, 26-vjeç, Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç. Ndërsa Gerald Bitri, 24 vjeç, humbi jetën ditën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë.
Si nisi ngjarja?
Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje, në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar.
Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt të rinjve ku nga të shtënat me armë plagosi aksidentalisht edhe shokun e tij, Amarildo Ndoj dhe shitësen ambulante, Angjelina Gjezaj.
Gjithashtu me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26 vjeçarit Daniel Gjeloshi.
