‘Ndjeja kënaqësi…’/ Mjeku gjerman i merr jetën pacientëve dhe fsheh provat

Një ngjarje shumë e rëndë është rregjistruar në Berlin të Gjermanisë, pasi një mjek Johannes M. dushohet se i ka marr jetën 15 pacientëve.

Sipas mediave gjermane, 40 vjeçari i ka marr jetën të paktën 15 pacientëve me një koktej medikamentesh.

Mjeku Johannes M.

Johannes M., nuk ka synuar ndonjë përfitim monetar, por vetëm një kënaqësi personale, shkruajnë mediat gjermane.

Nga personat të cilët kanë humbur jetën janë 12 femra dhe 3 meshkuj të moshave 25-94 vjeç.

Aktiviteti i mjekut dyshohet të jetë zhvilluar gjatë intervalit kohor nga mesi i vitit 2021 deri në korrik të vitit 2024.

Dyshohet se ai u ka aplikuar pacientëve pa dijeni anestezikë dhe substanca që paralizojnë muskujt e frymëmarrjes, duke i shkaktuar humbjen e jetës vetën në pak minuta.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.