(EMRI)/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi, telefonoi nusen përpara se të humbte jetën

Greqi – Sipas mediave greke raportohet një ngjarje e rëndë zonën e Rafinës në periferi të Athinës, teksa mësohet se është gjetur pa shenja jete një 41 vjeçar shqiptar.

41 vjeçari është identifikuar si Altin Arapaj dhe sipas mediave greke, është qëlluar me një plumb në fytyrë nga një shqiptar tjetër, ende i paidentifikuar.

Mësohet se 41 vjeçari nuk ka humbur jetën në vend, por pasi është qëlluar ka telefonuar bashkëshorten ku edhe ka thënë emrin e atij që e ka qëlluar.

Gjithashtu sipas mediave greke, viktima ishte një emër i njohur për drejtësinë në vendin fqinj, për trafikim lëndësh narkotike.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.