Ekzekutohet babai i Roan Brahimit/ Detajet e para

Pak minuta më parë është ekzekutuar brenda lokalit të tij në Lezhë Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit (Roan Ibrahimi), i vrarë rreth një vit më parë në Athinë.

Dyshohet se vrasja e Gjovalin Prendit ka ardhur si pasojë e hakmarrjes dhe armiqve që djali i tij kishte krijuar.

Kush është Sidorel Prendi (Roan Brahimi) ?

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.

Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.