Gjyshi në qeli për ngacmim të mbesës, babai i vajzës akuzon ish-gruan: ‘Sajesë e saj…’

Fier – Ditën e djeshme u arrestua një burrë 55 vjeç, i cili akuzohet se ka ngacmuar s*ksualisht mbesën e tij 5 vjeç.

Denoncimi në Policinë e Fierit u bë nga nëna e vajzës, e cila është edhe e ndarë nga bashkëshorti, babai i 55 vjeçarit.

Për këtë ngjarje ka reaguar menjëherë për mediat babai i vajzës, teksa shprehet: “Për mos ta çuar në jetimore, e kam marrë nën kujdestarinë time. Në kushte të vështira ekonomike. U kam thënë prindërve, që vajza vërtetë është e imja, por sot e tutje ajo është e juaja. Kontributi im do jetë në vlerë monetare, se detyrohem që të largohet që të punoj. Afrimitetin që ajo ka me atë, nuk ka shans që ta ketë as me mua dhe as me njeri tjetër“.

Më tej, babai i vajzës shton se nëna e ka takuar të miturën dy ditë më parë në një hotel në Fier ku qëndroi dhe aty pretendohet se 5-vjecarja t’i ketë rrëfyer që gjyshi e ngacmon.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.