Dyshohet se mesnatën e djeshme një biznesmen i ka dhënë fund jetës në Kamëz.
Sipas burimeve bëhet fjalë për 38 vjeçarin me iniciale B.A.
Njoftimi i plotë i Policisë: “Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
