Sipas mediave greke, është zbuluar identiteti i shqiptarit që vrau bashkëkombasin, Altin Arapaj, 41 vjeç.
I dyshuari është, Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora. Selimaj është një emër me precedentë në Greqi për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu edhe viktima ishte me precedentë po për këtë aktivitet.

41 vjeçari, Arapaj u gjet pa shenja jete në mes të një vreshte, i qëlluar me një plumb në fytyrë.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
