Pavarsisht se Policia e Shtetit nuk i aprovoi kërkesën për protestë, PD ka vijuar sipas planit të tyre.
Mbështetës të PD-së janë mbledhur pasditen e sotme në bulevardin ‘Zogu 1’, vetëm 700 metra larg Sheshit Skëndërbej ku edhe po mbahet samiti me liderët europianë.
Protestuesit shprehen: “Duam votat tona! Poshtë diktatura…’. Në radhët e protestuesve janë edhe Jorida Tabaku, Flamur Noka etj.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
