Italia goditet nga lëkundje të forta sizmike, ja ku ishte epiqendra

Mëngjesin e sotëm në orën 03:55 një tërmet me magnitudë 3.4 u rregjistrua në provincën e Potencës, në jug të Italisë.

Mësohet se epiqendra e tij është lokalizuar në zonën e Picerno, rreth 12 kilometra në juglindje të qytetit të Potencës, në një thellësi prej 26 kilometrash.​

Sipas mediave italiane, shumë banorë i kanë ndjerë këto lëkundje dhe i kanë raportuar në mediat sociale.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme në materiale.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.