Çfarë po ndodh në Turqi? Lëkundje të shpeshta sizmike, mbi 200 persona të plagosur

Ditën e mërkurë Turqia u godit nga tërmete të njëpasnjëshme. Ndër to më i fuqishmi ishte 6.2 ballë i shkallës rihter në Stamboll.

Nga ky tërmet i fuqishëm, numërohen aktualisht 236 persona të lënduar.

Sipas gazetës turke ‘Sabah’, për këtë çështje ka folur edhe Prof. Dr. Şükrü Ersoy teksa shprehet:

“Thyerja tektonike ku ndodhi tërmeti është shumë kritike dhe mund të ndodh një tërmet edhe më i madh”.

Më tej Ersoy shton se edhe në vitin 2019 ka patur po në të njëjtin vend një tërmet të fort.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.