Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Sipas atyre që shkruajnë mediat greke bëhet me dije se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një i ri shqiptar rreth 21-vjeç.

Sipas raportimeve, i riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij teksa ka humbur kontrollin dhe është përplasur duke humbur jetën.

Identiteti i të riut nuk është bërë ende i ditur ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.