Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën i riu

Pasditen e sotme rreth orës 16:55, është rregjistruar një aksident tragjik në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’.

Sipas burimeve bëhet me dije se dy automjete të drejtuar nga O.N. 35 vjeç dhe M.Sh. 29 vjeç janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është plagosur pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.