Ditën e djeshme është rregjistruar një aksident tragjik në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje.
Nga përplasja, 69 vjeçarja ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë i Policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën”.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
