A kemi siguri me ushqimet që po konsumojmë? Ekspertja na jep përgjigje

Pas polemikave për sigurinë ushqimeve kohëve të fundit, ka folur edhe ekspertja e sigurisë ushqimore Renata Kongoli, njëkohësisht edhe pedadoge në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Kongoli shprehet:

“Çdo subjekt duhet të ketë laboratorin e vetë brenda të autokontrollit, për të kontrolluar jo vetëm pjesën e rrezikut dhe pjesën e cilësisë së produkteve ushqimore sepse ne si konsumatorë blejmë produktin për vlerat ushqyese që ka.

Pra nuk e blejmë në qoftë se produkti është i sigurt ose jo. Ajo duhet të jetë e garantuar 100 për qind. Infrastruktura laboratorike ka kosto dhe një pjesë e subjekteve tona që janë kryesisht të mesme dhe të vogla e kanë të pamundur që të realizojnë planin e autokontrollit nga pikëpamja e analizave brenda dhe duhet të detyrohen tek laboratorët zyrtarë të kontrollit. Infrastruktura laboratorike edhe e këtyre laboratorëve zyrtarë nuk është në nivelin që duhet“.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.