Gert Bogdani sot do të festonte 45 vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

Në një postim prekës në Instagram, Edlira ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen për Gerti Bogdanin i ndarë nga jeta pak kohë më parë.

“Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë,” shkruan ajo.

Më tej shton: “Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë… Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet.”

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.