Ekzekutohet sapo kthehet nga puna 57 vjeçari, vëllain ia vranë 1 vit më parë

Ditën e sotme është rregjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Tale, ku është ekzekutuar 57 vjeçari, Pjetër Kaza në oborrin e shtëpisë sapo u kthye nga puna ku punonte.

Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja rreth orës 5 të mëngjesit.

Sipas burimeve bëhet me dije se 57 vjeçari ka humbur edhe 2 vëllezrit e tij po në të njëjtën mënyrë. Një ia vranë para tre vjetësh në Shqipëri dhe një ia vranë një vit më parë në Belgjikë.

Policia ndodhet në vendngjarje dh po heton rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.