
Lulzim Basha nuk ka të ndalur ‘kunjat’ dhe replikat me Edi Ramën përmes videove.
Kësaj radhe Basha ka komentuar kërcimin e ministreve dhe deputeteve socialiste në mitingun hapës të fushatës, teksa shprehet:
“O Rame, i kishe vënë shoqet me kërcy?! Po shokët mo Rame, t’u tundën ndonjë çik tek 7×7=313?
Kujdes, se njona ta ka bo gati topin e hallvën Rame. Apo i ke marrë masat ti, i ke gati letrat për tek vendi. S’më tregove Rame, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin, ai paradite ti në darkë, apo një ditë bufi, një ditë ti?
S’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Bashkë doni me e mbajt Shqipërinë si pajën tuaj, po i keni bo gabim hesapet Rame. Edhe katër javë do shkojnë njerëzit me votu. Dorë për dore do ju përcjellin Rame, 7×7=313”.
