Përplasje në Elbasan/ Komisioneri i ngacmon vajzën, përfaqësuesi i PD e godet

Raportohet se përfaqësuesi i PD, Luan Tollozhina është pëplasur fizikisht me komisionerin e PS, Entin Gegën, në Elbasan.

Dyshohet se Gega ngacmuar vajzën e Tollozhinës e cila ndodhej në qëndër për të votuar.

Njoftimi i Policisë: “Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T., Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit. Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.