Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së PD, ishte ditën e sotme në një takim në Lezhë ku edhe u shpreh se shqiptarët duhet të heqin Ramën nga qeverisja.
LaCivita u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj.
Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë. Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.
Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj. Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi. Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet.
Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në.Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë”.
