Ditën e sotme është rregjistruar një ngjarje e rëndë në Has, ku për shkak të çështjeve të pronësisë përfundoi me një viktimë.
Rreth orës 17:00 në fshatin Pla, 41-vjeçari Ylber Jaku ka ekzekutuar me armë zjarri tip ‘pushkë’ 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu.
Sipas burimeve, bëhet me dije se viktima, ishte duke udhëtuar me makinë teksa autori i ka bërë pritë dhe e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Dyshohet se dy ditë më parë mes dy familjeve Sallahu dhe Jaku në, pati konflikt për shkak të pronësisë.
Sipas burimeve 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital. Artjola Sallahu është e motra e viktimës Ryshyt Sallahu, ndërsa Agim dhe Vera Jaku janë prindërit e autorit Ylber Jaku.

Nisur nga konfliktet e vazhdueshme për pronat, por edhe nga dhunimi i prindërve dy ditë më parë, Ylber Jaku është hakmarrë ditën e sotme duke ekzekuttuar Ryshyt Sallahun.
