Pak ditë më parë, Kryeministri Rama i quajti burrat shqiptar ‘çyrykë’, gjë kjo e cila krijoi polemika. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania ku edhe duket se i’u frikësohet pasi rrezikohet vota dhe është shprehur që e kishte me humor.
“Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë.

E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”, – u shpreh Rama.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
