Analisti, Fatos Lubonja ka folur rreth fituesit të mundshëm të zgjedhjeve më 11 maj në një intervistë në News24.
Lubonja u shpreh:
“Vota e diasporës do jetë faktor kyç në fitoren e mazhorancës. Edhe duke analizuar sondazhet, mundet që Edi Rama sado kudo brenda vendit e ka më të vështirë se në 2021.

Goditjen do ta bëjë me diasporën. Manipulimin më të madh do e bëjnë atje. Pa dyshim do ketë skenar kontestimi të zgjedhjeve. Kjo periudhë e fundit e nxjerr qartazi drejtësinë të kontrolluar nga mazhoranca. Sjellja e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor mungon“.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
