Gjatë një mitingu të zhvilluar në Korçë, kryetari i PSD u shpreh se partia e tij nuk do të bashkojë votat me Berishën, por do të bashkëpunojë me Ramën.
Ai u shpreh: “Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë. Po luftojmë për mandatet tona, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS por nuk më vjen mirë nga mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.

Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu:
Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së“.
