E fundit!/ Aksident i rëndë në Lushnjë, plagosen 2 persona

Lushnjë – Raportohet se së fundmi një aksident i rëndë është rregjistruar në By-passin e Lushnjës në autostradë, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Sipas burimeve bëhet me dije se një automjet tip ‘Range Rover’ është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas përplasjes, makina është përfshirë nga flakët. Zjarrëfiksja ndodhet në vendngjarje për të monitoruar situatën.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.