Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur së fundmi se Edi Rama ka frikë të dal në debat pasi e ka ndjerë fundin e tij politik në krye të vendit.
Berisha u shpreh: “Edi Rama e ka ndjerë fundin. Ka dy muaj që nuk guxon të takojë një gazetar, jo më qytetarë, sepse nuk përgjigjet për asnjë nga aferat e tij të mëdha.
Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët tanë, sepse nuk do që ju të merrni vesh të vërtetat, sepse e di se ata nuk dalin dot, se kur të dalin nga studiot, do dalin me fytyrë të nxirë nga aferat e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
E kam ftuar, prapë këtu e ftoj, të vijmë ja në këtë skenë dhe të bëjmë debat para jush, t’i marrë të gjithë socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, i respektoj ata, por ai nuk ka besim as tek socialistët“.
