Ditën e djeshme Policia e Fierit ka arrestuar një 55 vjeçar pasi u akuzua se ka ngacmuar s*ksualisht mbesën e tij, 5 vjeç.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar babai i vajzës, 31 vjeçari Ageljano Gjata i cili u shpreh se e gjithë kjo situatë është krijuar nga ish-bashkëjetuesja e tij, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës.

31 vjeçari shprehet: “Jam i shokuar!”, dhe më tej shton se, mamaja e vajzës e kishte braktisur të miturën që nga momenti i lindjes dhe nga vështirësia ekonomike, i ati e la vajzën që të kujdeseshin gjyshërit. Gjithashtu 31 vjeçari shton se marrëdhënia gjysh-mbesë është shumë e afërt.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
