Milan ‘thyen’ Interin, fiton bindshëm dhe shkon në finale

Milan ka mposhtur këtë të mërkurë Interin me rezultatin 3-0 në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë. Ndërsa në ndeshjen e parë të dyja ekipet u ndanë në paqe 1-1, duke mbyllur me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në favor të kuqezinjve.

Golat u shënuan, 2 herë nga Joviç dhe një gol nga Reijnders.

Në finale Milani do të përballet me fituesen e çiftit Bolonja-Empoli, e cila do të luhet ndeshja e kthimit, të enjten.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.