Heidi Baçi gris foton e ish-banorit të BBV 3

E ftuar në ‘Mos i bjer me Top’ në E Diell, Heidi Baçi ka folur rreth Big Brother Vip Albania.

Gjatë intervistës , Ronaldo Sharka e vendosi Heidin përballë disa fotografive të disa prej ish-banorëve të BBV3, ku duhet të griste, të puthte apo injoronte.

Fillimisht, Ronaldo i tregoi foton e Egla Cenos dhe Heidi vendoste ta injoronte, gjithashtu edhe për Meriton Mjekiqin.

Pas tyre, Ronaldo i tregoi foton e Graciano Taganit, ku me të qeshur Heidi vendosi ta griste.

Foton e Sara Gjordenit, Heidi vendosi ta puthte, kurse foton e Ilnisa Agollit, Heidi e injoroi.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.