Zbardhet testamenti i plotë i Papa Françeskut

Papa Françesku u nda nga jeta ditën e sotme, më 21 prill 2025. Papa kishte shkruajtur një testament në vitin 2022 ku edhe ka shkruar që pas vdekjes dëshiron të varroser në Santa Maria Maggiore.

Në testament shkruhej : “Ndërsa e ndjej muzgun që po afrohet i jetës sime tokësore dhe me shpresë të patundur në jetën e përjetshme, dëshiroj të parashtroj dëshirat e mia të fundit vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim.

Gjatë gjithë jetës sime dhe gjatë shërbesës sime si meshtar dhe peshkop, gjithmonë ia kam besuar veten Nënës së Zotit tonë, Zojës së Bekuar dhe për këtë kërkoj që mbetjet e mia të vdekshme të pushojnë – në pritje të ditës së Kijametit – në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhe.

Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë Marian, ku gjithmonë do të ndalem për t’u lutur në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik, duke ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe duke falënderuar për kujdesin e saj të butë dhe amnor.

Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta dhe me një mbishkrim të vetëm: Franciscus. Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim do të mbulohen nga shuma e dhënë nga një bamirës, të cilën kam urdhëruar të transferohet në Bazilikën Papnore të Santa Maria Maggiore dhe për të cilën kam dhënë udhëzimet e duhura Monsinjor Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian”.

//Disa foto që përdoren në faqen tonë merren nga interneti dhe nëse dikush pretendon pronësinë, ne do e citojmë atë ose në dëshirë të ‘tij’ do të fshijmë foton.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.