Ish-Banorja e BBV4, Arsida Çerpja, pak kohë më parë u shpreh se do të bëntë një denoncim për G-Banin për fjalët e këtij të fundit të përdorura kundër saj në shtëpinë e BigBrother.
Në një intervistë në ‘Glamour Zone’, Arsida tregoi dhe arsyen e tërheqjes së këtij denoncimi.
Intervista:
Ester Bylyku: Është bërë edhe ajo çështja e denoncimit, e ke tërhequr apo vazhdon akoma?
Arsida Çerpja: Unë e kisha vendosur që do shkoja përpara, pastaj ai si profesionist që është e bëri shumë bukur pjesën e tij dhe mua me vërte më preku, edhe nga mënyra sesi foli.

Ester Bylyku: Tek komunikimi nis çdo gjë. Sa kollaj që mbyllen gjërat.
Arsida Çerpja: Pastaj fola dhe me Arbërin, më tha lëre këtë eksperience. Pastaj mora ofendime të tjera se pse e mbylla.
Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.
