Loredana tregon çfarë i thanë prindërit për Jozin pas daljes nga BBV

E ftuar në ‘Shqipëria Live’, Loredana Brati ka folur për aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

Loredana u pyet edhe se çfarë i thanë prindërit në lidhje me Jozin si edhe për veprimin që ky i fundit bëri kundër Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia.

“U dhashë të drejtë, por nuk ia hedh fajin askujt veç vetes sime, ka qenë vetëm faji im. Nuk e konsideroj gabim marrëdhënien që krijova, por ndodhi. Mësova nga ajo dhe prapë më ka dhënë shumë emocione.

Ndërsa për veprimin e Jozit, prindërit ishin të tronditur shumë, ishin në merak për mua, dhe nga tani e tutje më thanë ‘me mendje në kokë’”- u shpreh Loredana.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.