Tërhiqen nga gara kandidatët e PSD në Lezhë/Emrat

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë së fundmi dorëheqjen nga kandidimi për zgjedhjet e 11 majit në radhët e partisë PSD në Lezhë.

Trokthi dhe Stojani kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ shkruhej: “Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”.

Shënim: Disa nga fotot që ne ngarkojmë merren nga interneti. Nëse dikush do të pretendojë autorsinë ne do e citojmë atë, ose do e fshijmë foton.